U ngjita sot në k’të majë mali – Aferdita Satka
U ngjita sot në k’të majë mali,
Mbi dymije metër lartësi,
Me bukuri, si neper filma,
Po e kundroj unë tani,
Dikur, në kohë shumë të larg’ta,
Si”MAL i SHENJTË”e kan’pas’thirr,
kete PEIZAZH MADHËSHTOR,
Ndersa , tani ne kohën tonë,
ti quhesh, thjesht”MALI TOMORR”
Sa dhimbje ndiej per trupin tend
Që t’a kanë shqyer,si kafsha pren’
Megjithatë, TI, prape,s’ankon
Por kryet, sa më larg i ngre
Jo! TY, barbaret, nuk të mposhtin,
As , nuk ta ulin krenarine
Por veç mëshire, ndjen TI, për ‘ta
Dhe , thua”ç’kane valle me trupin tim?!”
Vështirë prej teje të largohem
E koken pas ,unë mos e kthej,
Tek ti, unë prapë do të vij
E më të lartë , do të të gjej
Se TI , veç rritesh e lartohesh
Ashtu , krenar dhe madheshtor
Paçka, ” se brinjet , t’i kane thyer”,
TI, prape i SHENJTË, mbetesh
TOMORR 🙏🙏🦅🦅
07.08.2020