August 7, 2024
Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

Bir

Do më kujtosh bir një ditë në heshtje,
Kur loti të ketë marrë rrugën, të rrëshkas,
Falje do kërkosh i përgjunjur drejt Zotit,
Por unë z’do jem më që të të bërtas,

As ti z’do mundesh birit tënd zërin t’ja ngrish,
Kur netëve të të lër në dritare zgjuar,
Në të gdhirë syri yt do të jetë pish,
Atëherë do kuptosh sa shumë ke gabuar,

Sa shumë ke lënduar zemrën time,
Kur në pritje i lutesha Zotit pa ndalesë,
Mbi kokë më gjeje ndër agime,
Zoti më jepte kurajo dhe shpresë,

Dhe ti u rrite me çadër mbi kokë,
Shpatullat e njoma shiu s’ti lagu ,
Bëhu ti çadër dhe ruaje nga kjo botë,
Do kujtosh nënën sa herë të të dalë nga pragu,

Unë nga lart do t’ju ruaj që të dy,
Shpirti i nënës dhe e vdekur dhëmb,
Do njohësh veten sa herë ta shikosh në sy,
Dikur isha unë atje në vëndin tënd.

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com