August 9, 2024

Gëzimin e ndam me dasmorë! – Jahe Fida

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

Gëzimin e ndam me dasmorë!

U tura me vrap në bahçe
me lulet të të bëja kurrorë
nuk desha lule manushaqe
as lule vjollë, kajrafil a lule borë!

Lule shegën për ty zgjodha
dega kish lulëzuar për Ty
se pyeta pemën, ja vodha
kurrorë ta kesh përmbi kry!

Qeshi pema, qeshi me mua
mos më pyet, eja merë prap
se lulja me lule zbukurua’
më lumturojnë pa hesap!

Mbi kokë e vure lule shegën
të ndriti syri t’u drodhë dorë
nga shpirti largova brengën
gëzimin e ndamë me dasmorë!

jahe FIDA

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com