Mos i harxho shigjetat e tua të arta të fjalës – Diturie Hasanaj
Mos i harxho shigjetat e tua të arta të fjalës,
shpirti im nuk është më pre gjahu,
unë nuk jam turrma,
megjithëse turrma shpesh të mposht,
vërtet ta zbeh shkëlqimin
me gjithë baltën që I hedh,
unë si ndoqa kurrë turrmat,
tani ndiej kamzhikët e përçmimit,
mbase tani ky qiell u mbulua nga re të çuditshme,
ky diellqë teshtin konvidshëm shpērndan pendë shqiponjash mbi tokën që emoragji,
vërtiten trajektores të universit,
do ulëras kur dora e shekujve të shtrëngojë grykën time,
unë s’di të kēndoj do ulëras ,do oshëtij nga flakët e fjalëve të mia ,
pastaj do sjell erën me zërin tim ,
deri tani s’ka mundur kurrë askush të burgosë shpirtin tim….
Di…Diturie Hasanaj