August 13, 2024

Po thahen lulet ! – Tomor Buzi

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

Po thahen lulet !

Po thahen lulet, si atëherë kur binte shi
Kur mblidhje mbi baltë petalet e rëna,
Se di, se di nëse sot i mbledhë përsëri,
Shpërndar mbi buzë, ku mbillej ënda !

Nektarin e mblidhje netëve me hënë,
Duke mërmëritur për gonxhen e këputur,
Petalet i radhisje mbi pentagramin tënd,
Në mes buzëve, ku’ notat’ tingëllonin bukur !

Kur ndieje fëshfërimën e hapave të mi,
Që shkelnin dalëngadalë me fërfërim,
Ti ashtu, duke buzëqeshur në vetmi,
Endje nektar lulesh mbi vargun tim !

Tani ? Tani ri mbështjell në mantel kujtimesh,
Zhytur në ‘parqet’ e muzës si nimfat e detit ,
Horizonteve të shpirtit përmes re mjegullimesh..,
Rokullisesh tutje, nëpër ngjyrat e ylberit !

Po thahen lulet, vjeshta ju rëzoi petalet,
Tingujt e hapave nuk ndihen si atëherë,
Flladi kur fëshfërin gonxheve në valle..,
Nuk shpërndan më polenin në ‘ylber’ !

Tani..?
Tani ri mbështjell në mantel kujtimesh,
Duke vështruar si endet malli në orkide,
Flladi vjen dhe shkon mes ledhatimesh,
Duke endur në mes neshë, pluhur…,
kujtimesh !
Tomi Buzi
29.10.2020.

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com