August 6, 2024

Ti mbete e shtrenjtë perjetë – Haziz Hysa

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

TI MBETE E SHTRENJTË PËR JETË!

Kur më përshpërisje
fjalë të ëmbla për dashurinë.
Ndihesha i lumtur e krenar
Për fatin e tillë.

Kur ne buzëqeshnim
Zemra na bëhej mal.
Duke e dhuruar dashurinë
Pushtuam rrugën për ardhmërinë.

Ajo që dikur shëndrisje
Por si një xhevahir…
Gjithnjë përmua mbetesh
Si një engjulleshë për jetë.

Jeta rrjedhte si lumi malor
Ne të dy shkëlqenim si meteor.
Tre yje shëndritën votrën tonë.
Ti mbete e shtrenjtë përgjithëmon.

Kaçanik 28.10.2020 Haziz Hysa

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com