Dita e Valbontë – Gëzim Ajgeraj
Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.
DITA E VALBONTË
Sa gjatë ia ndoqëm
Valbonës rrjedhën grykës
Gurë mbi gurë i ramë
her andej e herë këndej
vrapit gjarpërorë
Bjeshkët na përshëndetën
nga të dy krahët
me petkun e vjeshtës
Ç’bukuri kishte veshur stina
mbi fustanin shumngjyrësh
tek na përshëndeste pa pra
Me ujin blu
ku laheshin zotrat e zanave
freskuam ballin e zjarmishëm të etjes së mallit
Tek fusha e gjësë
ku bjeshka e shtrydhte shpirtin
ia pimë qumështin e kaltërt të zanave
Medet ç’imazhe magjike
kishin zbritur me portretin tim
Dita e Valbontë
hyri nusërore në vargun tim
Tetor, 2020, Valbonë
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com