August 6, 2024

Në identitet! – Sotir Thano

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

N Ë I N D E N D I T E T !

Si bëhet edhe na ndodh kështu neve?!
Që si etiketë në indenditetin tonë vetjak,
Të kemi emra të lashtë dhe më moderne
Dhe mbiemrat t’i kemi më shumë arkiak?!

Jeta jonë kaloi midis shumë perandorish.
Si të krishterë të mirë por edhe si mysliman.
Në rradhë legjionesh dhe turmash hordhish.
Duke qënë legjionarë, jeniçer apo dhe nizam.

Të gjithë emrat tanë, ne i kemi të trashëguar,
Në tërë ekzistencën tonë, nga të parët tanë.
Të vegjël fare, që kur neve na kanë pagëzuar,
Të bekuar nga nuni, prifti ose hoxha me çallmë.

Në mysliman të detyruar u bëmë ne me firman,
Të mëshiruar më shumë në emër se në llagap.
I fituar bashkë me ofiqet, titujt dhe ndonjë gradë,
Në luftra pa fund ku u vramë, u therrëm e derdhëm gjak.

Por, ne përsëri mbetëm gegë e toskë shqipëtarë.
Me zëmrat dhe me shpirtin tonë tërë flakë.
Në këto male, që i kemi si djep por edhe si varr,
Të trashëguar nga të parët tanë, iliro – pellazgë.

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com