Njerëzi e pa ngopur – Alma Mehmeti
Njerëzi e pa ngopur
Në Koloseon e Romës, duel për liri,
Luftohet me eshta, në ekstreme egërsi,
Atëherë kish burra me zemër luani,
Ndoshta më i fshehur ish atëherë shejtani,
Kur shohim filmat na duken horror,
Nuk ka më ekzekutime, as shpata në dorë,
Sot dyluftimet pa spektatorë janë,
Për lek, tjetrin të gjallë e hanë,
Po po për lek dhe jo për liri të grabitur,
Padrejtësisht të urtin me jetë e kanë gjobitur,
Të tjetër kamikaz vrasin e shkatërrojnë,
Fshehen pas fesë që në Zot mos të besojnë,
Dikush i vetëdijshëm për shkencë bie fli,
Të njohi galaktikën, në planetin Mars u shkri,
Horrori o njerëz ka veç fillim dhe jo fund,
Ndaj dhe Zoti nga themelet gjithçka po tund,
Dhe unë në heshtje i lutem çdo natë,
Të kthej në rrugë të mbarë njeriun e pa fat,
I pa fat u bë se prindi se edukoj mirë,
Shoqërija ja bëri jetën akoma më të vështirë.