Planeti yne TOKË – Sehit Beluli
Planeti yne TOKË
TOKË – takoje me dashuri faqen në faqen time.
Apo m’fal mua , të përkulem të ve faqen tek ty.
TOKË e bekuar që ushqehet në seri jeta ime.
Sepse të dua shumë , ashtu si më do edhe ti.
Tokë e dashur që të dua shumë – si veten.
Dua të të mbroj nga çdo fatkeqësi e abuzim.
Mbi ty dua të mbjell plot paqe dhe dashuri.
Dua të hedh farë respekti e bukurie në përjetim.
Tokë e dashur sa shumë të ka borxh njerëzimi.
Ata që të vën zjarrin e industria që t’heq pakriter naftën.
Ata që të ndotin e se dinë se ç’është pastrimi.
Ata që ta përbuzin pandershmërisht baltën.
Tokë e dashur , dhuratë e bekuar nga Zoti.
E paçmuar nga ne – e ndarë me forma biznesi.
Mbi baza jo drejtësie hyjnore mes kombesh.
Por djallëzisht ndar mbi bazë vetëm interesi.
Tokë do të doja tju mbushja me lule lule.
Tju bëja te bukur si një qylym Indian.
Të lirë si shpirti Iliro/Pellazge shqiptar.
Dashuri e dashurive tju shijojë bota tej e ndan.
▪copyright rezerved Sehit Beluli autor dt- 24/10/2020 Dukat Vlore Albania