Qilimi i lehonës – Ildije Xhemali
9 QILIMI i LEHONËS
Një relike të çmuar sa një jetë
Nëna ma dha si prikë në pajë
“Mbaje bijë, se dheu s’më tret
Gëzimi t’ mbuloft’ n’ ditën e bardhë”
Lehon’ ish, mbështjellë me at’ qilim
N’ udhën e vështir’ si muhexhire
N’ grykat e maleve me plot thëllim
Në udhët e shpresës për shpëtim
Dhjetra vjeçar, ai qilim Çamërie
Bashkuar bashkë: qëndres’ e jetë
Trokitje kujtese e viteve tutje
Thur t’sotmen e t’ djeshmen n’ kujtes’
Lindi nëna dhe djem të tjerë
U këndoi ninulla, këngë trimërie
Me gjuhën e ëmbël “Gluhë perëndie”
I burrëroi me afshin “Dashuri Çamërie”
Sa herë e shoh unë shuaj mall
Për të parët e mi, xhevahir të rrall’
Për atë truall, flori e strall
Me begati n’ dimër e në behar!
Tetor 2020
Përmbledhje me poezi
“Blerimi i akulliit”