August 4, 2024

Vajzat qe sfiduan kohen! – Pavlina Bardho

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

VAJZAT QE SFIDUAN KOHEN !!

Volejbollisteve te para, vajzave te Krutjes !!

Ne sfondin e ndritur te kohes ,
Shume e shume vite me pare,
Kerkova me syte e mendjes ,
Gjeta kete foto ikone,margaritarë.

Mu kujtuan moshataret e mija,
Vajza te delira dhe çapkene,
Qe shkelqenin si drite dielli,
Dhe shperndanin drite hene ,

Eh…kjo koha ime,
Eh kjo kohe e arte,
Me vajza plot nure,
Vajza zemerzjarrte.

Me trupin si lis ,
Zemrat drite e diell,
Bukuri e moshës,
Me endrra mbeshtjelle.

Ju thyet tabute,
Lulezuat kohen,
Dhe hodhet mbas krahëve,
Sqoten dhe llohen.

Ju hodhet mbas krahëve,
Vete mentalitetin,
Ju sfiduat kohen,
Sikur edhe mbretin.

Trupin si lastar,
Rritur me bukur misri,
Por kjo su pengonte,
Se ishit prej fisi.

Se ishit prej fisi,
Fis nga dere e pare,
Se familjet tuaja,
Jane margaritarë.

Trofe pas trofeje,
Çdo vit ju rrembyet,
Dhe Krutjes emrin,
Shume ja lartesuat.

Ne balle ju printe,
Profesor Llazari,
Per cdo klauzole,
Vendoste i pari.

Profesor Llazari,
Zoteri me shoke te rralle,
Miresia e tij,
Ishte e shkruar ne balle.

Nje njeri i mençur,
Nje njeri i ditur,
Fitoret e ndiqnin,
Sikur porositur.

Shkendije e pare,
Ne gjith Shqiperinë,
Sportit shqipetar
Ja rritet lavdinë.

Jo vetem Atdheut,
Dhe ne bote bete emer,
Vajza luanesha,
Ju kemi ne zemer.

Ju nuk kishit delire madheshtie.
Por kishit vetem endrra rinije.
Endrra te kurorezuara me shkollim ,
Nje jete te bukur plot ndriçim.

PAVLINA BARDHO BUBULLIME LUSHNJE.

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com