Ninullë e dashurisë time – Alma Mehmeti
Ninullë e dashurisë time
Ninullë dashurije që më zgjon nga hera,
Ti më çfaqesh në ëndërrat e mija,
Ëmbël tingëllon sa herë dal nga dera,
Në vesh, tingëllimë sa herë bija flija,
Zëri yt i ëmbël si tela violine,
Fjalët më të nxehta se vullkan,
Aroma jote lule trëndeline,
Fustani yt i bardhë me Zanë më ngjan.
Kurorë i vumë njëri-tjetrit në kokë,
Unazë në gisht dhe çelës në zemër,
Vithet mbuluar nga të gjatat flokë,
Përse nuk të fola kurrë në emër?
Jo jo në emër kurrë s’të fola,
Mijëra emra përkëdhelës të gjeja ,
Sa herë nga një ëndërr e frikur dola,
Mëndjen veç me sytë e tu gënjeja,
Ti ëndërra e natës, shpresa në agim,
Bukuria jote, marrëzi për mua,
Ti mu bëre tërbim dhe shërim,
Sorum për shpirtin u bënë fjalët e tua.