August 11, 2024

Parashikimi i motit – Isuf S Hoxha

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

PARASHIKIMI I MOTIT

Folësja me gjuhën prej Kasandre
e me dekolte
na e parathotë motin në tv-e:
Orienti, siç pritet, na sjell vetëm cuname.

E do të lerë shumë shtëpi pa çati,
e shumë gra veshur në zi.

Dhe rritje ekonomike, për ironi, mund të ketë.

Oksidenti erërat do t’i nisë
pleksur reshje e thatësi,
Lulet do të vyshken, grunajat s’do të piqen
mjegullash me mërzi.

Veç ciganet, ah, ata
do të vallëzojnë rreth zjarrit bubulak
me stoqet e shpresës në depot e së nesërmes.

Jug-lindje, Veri-perëndim
Shtrëngata, rrebeshe, trishtim:
Degë të thyera,
Veç ti mbahu si përherë,
Lisi im!

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com