August 11, 2024

Poezia ime! – Moza Reçi Shehi

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

Poezia ime!

Poezia!
Si vezullim, një fletë para meje shtruar,
Paqes e dashurisë, pa rreshtur ti shkruaj,
Le të ik, të tretem!
Mbi fletën e bardhë gjurmët, të më mbeten!

Mes vuajtjesh, këmbë kryq veten e gjeta,
Se di!? S’më ka mbetur anjë plagë nga jeta!?
Shtegun rrethuar me gardhe, krejt gjëmba,
Shumë vuajtje, pranë më kaluan, i preka!
Me fjalët magjike, i thërmova, i shëmba!

Këmba më shkeli, atje ku nuk desha,
Brenda murreve të shpirtit,
Rrodhi loti, disa herë edhe qesha!
Më fanitet jeta si maraton vrapimi,
Poezia pranë më erdhi si një varkë shpëtimi

“Foli zemra”!
Mesazhet, me miqtë buhet ti ndash!?
Reflektova!
Dora më shkroi, të verbër s’të lashë!
Qëndrova largë gjërave t’neveritshme e t’turpshme
Sa e vogël dukem, para botës së zhurshme!?

Shava lavdërova nën vete, veprimet e mia,
Vazhdova të ngjitem, Kurr, nga zilia!
Ndava peshën e dhimbjes,
Kush e rrethon shpirtin tim!?,
Në heshtje, flasë me muzën pa mbarim,

Shkruaj!
Për betejat sa herë humba e fitova
Do t’ju shkruaj shpirtrave!
Kur brenda vetes, mbartin urrejtjen!
Fjalët e gjurmët e mia, nuk do të fshihen!
Kurr!
Si vello nusërie, mbulojnë kohën,
Do të valviten, si flamur!
Ndofta, dikurr!?

Moza Reçi Shehi
Datë, 2/11/2020

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com