August 13, 2024

Vasjari jone i bukur – Salo Kordha

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

Vasjari jone i bukur 🌺

Vasjari fshate permbi Vjose
Bukuri e nure qe nuk sos
Fillone nga Baba Sinani
Kroin dudaj ke te parin

Muhametaj lagje menjan
Eshte nje bukuri e ralle
Jo te gjithe atje jetojne
Jane te ikur po ste harojne

Me larte rruga per kacivel
Lagje e madhe e perkryere
Shtepi te reja kane ndertuare
Atje jetojne per se mbarei

Lagje e madhe me bukuri
Shume fise bashke jo nje e dy
Me larte qendra ku eshte lezeti
Atje mblidhen i gjithe mileti

Ulen edhe kuvendojne
Njeri tjetrin respektojne
Kjo eshte tradita e lashte
Trashegimin nga stergjyshrit tane

Lagje progerit dhe zavodres
Ne qender e kane shkollen
Aty dy fshaterat dijen moren
Me pune me te zotet dolen

Fshate gjithe nure e bukuri
Bijte qe na ke rritur vete ti
Kemi malle te vime tek ty
Malle shume per vendin tone

Njeri tjetrin vime te takojme
Aty ne njezet gushte festojme
Vime aty dhe hedhim valle
Vasjar traditen se ndale

Fshat i bukur dhe i ralle
Depon ke ne maje mirane
Shperndan ujin neper fshat
Jeshil shikon ane e mbane

Per te gjithe ju qe e lexoni
Vasjarin kurre mos ta haroni
Atje nga kemi dhe rrenjet
Eterit baban dhe nenen

Salo Kordha 27 – 10 – 2020

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com