Mos e lini nënën pa fëmijë – Lumturije Sulejman Drenica
Mos e lini nënën pa fëmijë
Eja bir pranë gjyshit tënd,
Du dy fjalë për me ti thanë,
Se je gjak i gjakut tim,
Jeni e ardhmja e vatanit tonë.
Je shqiptar me qindra vjet,
Mbaje me nder emrin që ke,
Kur mos shit nder e vatan,
Se haram ta bënë gjirinë ajo nanë.
Ruaje gjuhën edhe zakonin,
Dhe flamurinë simbolin e kombit,
Mos lejoni t’ju nënkëmb askush,
Se ju mallkojnë varret e t’parëve.
Me të pabesin kur mos qaj hallë,
Mik tradhtarinë kur mos e bëjë,
Me armikun mos shro sofër,
Por jepi plumb se t’ka vra vëlka e motër.
Amanet bir po va lejë,
Mos haroni kur atdhen,
Mos e lini nënën pa fëmijë ,
Se pa ju nuk ka Shqipni !
. [ Lumturije S Drenica]