August 13, 2024
Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

TESPIHET- MELAIZE GROPA
Dimër i pashoq, borë e thëllim
Mbytur në mall në netë pa agim
M’ u shfaqe te dera ku rrije menduar
Ah moj bija ime, pse me shpirt trazuar.

Shtrëngova qepallat, zëri m’u mbyt
Ishte babai, nuk më bënin sytë!
Më preku dhe duart, faqet edhe flokët
-Ç’farë ke moj bijë?
Më dukesh e plogët.

Sdija si t’ja thoja, se fjalët m’u mekën
-Mirë mos u mërzit se do vi prap nesër
Shtrëngova qepallat
Zëri m’u mbyt
Ishte babai, nuk më bënin sytë!
Nuk vura më syrit as gjumë e as ëndrra
Ta takoja prapë, ah, sa ma kish ënda

Me rrezen e parë që ra përmbi xham
e hoqa jorganin e hodha matanë
E kisha dhe mallin veshur nën xhaketë
Më ish bërë lëkurë mbledhur mot e vjet
Frynte erë e ftohtë borë e thëllim
Ah, o dimër thoja shpirtin pse ma ngrin?
Me sytë nga porta zbrita nëpër shkallë
Me shpirtin nga qielli, babai të më dalë.
Tespihet e tij i i mbaja me vete
M’i kishte stolisur plot me amanete.
Si ai numëroja kokrrat qelibar
Çdo njëra nga to, kodohej nga fjalë
E prisja të vinte atje nëpër shkallë
Kish pushuar bora, dielli kishte dalë
U hap qielli një dorë përmbi flokë
Unë babanë prisja
Po s’e shihja dot.
Ish dimër i egër borë e acar
Babai ish plak
S’i bënte dot ballë
Po erdhi si fllad , si rreze, si lot
Me krahë më mbështolli më pushtoi fort
-Ja ku ke tespihet,- më tha,- kur ke mall
Numëro ato e kujtomë nëpër fjalë.

Kujtova ndër tespihe fjalë sa një jetë
Babai për bijtë jeton qindra vjet

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com