August 7, 2024

Djersinë gjethet – Diturie Hasanaj

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

Djersinë gjethet ,
ranë nga pemët e dhimbjes,
më ngjajnë sot pemët
me skelete të harruara të kohës,
ngritëm sot purgatorë në Saharatë e shpirtit,
mëkatet e prindërve mundojnë sot fëmijët,
natës I çjerrin heshtjen,
po ky dreq shpirti ka lindur me huqe,
e si mjafton kjo ngjyre e kuqe,
dehen fjalët si këmbanat në mort,
po kjo ke parë ti
të lodhesh së maturi qiellin
me dashurinë e të vdekurve,
e pare borxh në kandarin e ndryshkur të shpirtit,
më kot lodhem së trazuari thëngjijt,
thëngjijt po shuhen si shpresat në këtë vend,
më kot e shqetësoj hirin,
frika pushton njeriun,
egërsirë e arratisur e ngjizjes,
dëgjoj kollitjen e saj të ethshme,
jepi një panafor dhe të ikë,
se dhe dimrit I rrudhet qielli,
qyteti u vithis në heshtje
e humbi gjallërinë e vet,.
I ftohti qetësi e rreme,
Nëntori ëndrrat kositi,
I dërguari I reve…
Dit’…Ag’
.

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com