August 3, 2024

Një mesazh! – Moza Reçi Shehi

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

Një mesazh!

Valë deti, më vijnë fjalët,
Ti rrjeshtoj një nga një,
Herë vijnë, si vetëtima,
Zërin lartë dua ta ngre!

Me fjalë zemre të bërtas,
Nga mërzia mali t’çahet,
Të dëgjohem gjithandej,
N’veshët të shurdhit të shpërndahet,

Sa e ëmbël fjala m’duket!?
M’del nga goja, dalë nga dalë,
Kur shkruaj për njerëz të shpirtit,
Rrëshqet loti, bashkë me fjalë,

Shpesh i shkruaj varfërisë,
Të sëmurit, të pamend,
Shpirti m’thotë të ulurasë,
Të dëgjohem n’parlamentë,

Disa herë dua të qeshë!
Hahaha siç kam zakonë!
E qeshura ime të ushtoj,
Një mesazh, kush më lexonë!?????

Moza Reçi Shehi
Datë, 07/11/2020

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com