August 10, 2024

Shpirt i muzgjeve – Sehit Beluli

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

#ReverbReflex
Shpirt i muzgjeve

Shpirt i dlirë bredhur muzgjeve te mbrëmjes.
Mbrëmje të gjakosura prej luftrave qiellore…
.
Gjakosur keq saqë ëndrra prishet.
Prishur nëpër natën e veshur me yje…
.
Po terr e zi po na shohin sytë.
Sa të zbardhi Hëna e të na bëj pak dritë…
.
Dritë hyjnore për të na hapur sytë.
Të shohim dhe pse nata është e mjegullirt…
.
Ti hapim dhe të zbulojmë të gjitha magjitë..
Ato që sjellin parajsën edhe mrekullitë.
.
Mrekulli magjike që prodhon ndjenjë.
Ndjenje që kënaqemi ne e perënditë.
.
Hëna e plotë dëshmintare e denjë.
Hapur dhe ajo për të ndjerë liritë.
.
Liri që i don me shpirt e dertë.
Për të prodhuar rreze e çliruar energjitë.

▪ coprigusht reserved by Sehit Beluli

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com