August 10, 2024

Të mbjellim virus dashurie – Delo Isufi

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

Të mbjellim virus dashurie

Në botën tonë të vogël e të madhe,
Ku shpërthejnë shtërngata e stuhi,.
Vdekja vërtitet si kurvë lozonjare,
Fytyrën e saj ka çdo pandemi.

Këto ditë vdekja mbi krye na rri,
Korona skërmitet, rend si hije,
Ajo s’ njeh fe, rracë e kombësi,.
Të mbjellim kudo virus dashurie.

Se ndryshe planeti ynë i vjetër,
Do boshatiset nga qenia njerzore,
Kur të vijnë nga nje planet tjetër,
Do gjejnë gjurmë të pjellës mizore.

Dhe do thonë pas mijra vjetësh,
Dikur ka jetuar në këtë planet,
Një qenie kanibale, tepër e egër,
Që hante e zhdukte veten e vet.

Do gjejnë gjurmët e kësaj jete,
Mbuluar nga pluhuri shekullor,
Raketa, topa, bomba dhe helme,
Që ka prodhuar sistemi njerzor.

Në botën tonë të madhe e të vogël,
Ku vdekja sillet rrotull si një hije,
T’i zhdukim bomba, raketa, helme,
Të mbjellim kudo virus dashurie.

Delo Isufi

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com