August 7, 2024

Çakenjtë duan të hanë – Alma Mehmeti

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

Çakenjtë duan të hanë

Ohhh mjer moj tokë çfarë mban mbi,
Dhe ti o Zot im zemërgjerë,
Lë çakenjtë bashkë me njerëzi,
Të kafshuar e kokë prerë,

Në mesnatë nis kasapana,
Kush të hajë të presë më shumë,
Sa lind Dielli nëpër maja,
Mishi dhe rakija lumë,

Mjer moj tokë ti çfarë ushqen,
Veç i ligu i shëndoshë,
Ha e pi edhe gënjen,
Të varfrin e lë me barkë boshë,

Temenara pa mbarim,
Plasin duart për bark madhin,
Mbas buzëqeshjes fsheh lëngim,
Leckamani që s’ja dinë hallin,

Lepe peqe e lusim Zotin,
Për fitore e jeta ti ndrij,
Mbase mishin kur ta hajë,
Ndoshta kockat do t’ja lëpij,

Ikin ditët, muajt, vitet,
Leckaman isha dhe jam,
Duart kallo nga trokitjet,
Ti azgan përmbi azgan.

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com