August 13, 2024

Fjala e urtë – Stavro Nikolla Risto

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

FJALA E URTË!…

Ti e ëmbëla e urta fjalë
Që shtegton valë mbi valë
Edhe lules i jep pjalmë
I shton ves’ moj dhe nektarë
Që tregon udhën e mbarë
Për të qën mëmëdhetarë,
Nga ke vajtur moj,
ç’shteg ke marrë?!

Ti që shkrihesh nëpër shpirtë
Edhe dhimbjen moj e bën dritë
Ti moj ti që del nga zëmra
Ti që mezi të pret kënga
Ti që rrjedh nga buz’ e Nënës
Ti që ke but’sin e Hënës
Ti që rrjedh nga shpirt’ i Atit
Dhe t’sëmurin ngre prej shtratit,
Ku u ndale moj,ku u meke?
Pse na le kështu më vehte?!…

O moj fjal’ e urtë e shtruar
Sa kam mall për të t’dëgjuar
Me at’ tingull si n’at botë
Kur kish rradh fjala ndër shokë,
Kur i hapej mikut vendë
Nënë rrap nëpër kuvend,
Mos u fshehe moj se ke turpë
Kur dëgjon se ç’bëjn të tutë
Që bërtasin si harbutë?!…

Oh moj fjala duarmjaltë
Që këndon në shi e baltë
Me fshatarin në ugarë
Me puntorin moj xhepatharë,
Që t’këndojn’ dhe në barrakë
Që t’këndojn’ me barkun thatë,
Ti që ngricën moj kthen në flakë
Ku ke vajtur moj nga je fshehur?
Ah!
Mos je zhdukur e je tretur
Bashkë me brezin e vjetër?!…

S N Risto.
Atdheu.

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com