Jeta flet… – Diturie Hasanaj
Jeta flet..
Jeta flet ..,
kur erërat bashkohen e bëhen zë,
atje në honet e universit fola me hyjnitë,
të veshësh një panofor që ende se ke endur,
të zesh një bukë që ende grurin se ke korrur,
të jem e të shoh dy pika shiu në muzgun e syve të tu,
jeta flet gjithmonë kur erërat bashkohen e bëhen zë ,
tani është ora ku kohën mund ta bësh dashuri,
qindra e mijra mendime kryejnë kërcimin e flokëve të borës,
a e ke vënë re ndonjëherë,
zbukurojnë meloditë e ekzistencës sonë,
si një heshtje e bardhë, e përbotshme, e tejskajshme ,
tani erdhi ora ,
ku kohën mund ta bësh dashuri,
ta shohësh tjetrin në sy,
e ti thuash pa frikë të dua,
se shpesh ëndrrat I veshim me re
e I çelim si gonxhet në livadhet e zemrës,
hejjj sa të kisha pritur në ag,
që tisin e dhimbjes të tremb
gjithë fjollat e borës të ëndrrave të mia,
do shkrijnë e do formojnë një lumë,
e lumi do derdhet në ujvarë,
e ujvara në luginën e jetës ,
dorëzuar sekretet e ekzistencës,
hejj erdhi ora kur koha bëhet dashuri,
e unë akoma stë kam thënë sa të dua,
erërat janë frymë e jetës,
të mbuloftë me peplo-drite,
fryma e dashurisë sime
e tu bëftë mburojë e dielltë ,
si gjëja e fundit e ekzistencës sime….
Pa kohë…
Di..Diturie Hasanaj