August 13, 2024

“Mëkati” – Kastriot Malo

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

“Mëkati”

Ti dashurinë e zhveshe nudo,
me atë që doje marrëzisht,
po kalon kjo bredharake..
të gjithë filluan ta bëjnë me gisht.

Ti ecje rrugës kaq serbes,
atij që doje i fale virgjërinë,
po pse i çmende ca cmirezinj,
që poshtë jorganit e shtrydhnin rininë.

Ti ishe aq e bukur sa dhe ai,
e dashuroje marrëzisht atë djalë,
po çfarë kishin ata zemërzinj,
që s’linin damarë pa të sharë.

Më shumë u “prekën” ca zyrtarë,
ca moralistë me syza miopi,
që tavolinat në krevat i kthyen,
duke puthur me epsh në shkëmbim posti.

Ti gjithmonë ecje krenare,
si një kalë në fushën e blertë,
se midis jush vlonte një ndjenjë,
që për të tjerët s’kishte asnjë vlerë.

Ti ecën prapë në tortuar,
koha bukurinë nuk ta treti,
ti mbetesh sërish një meteor,
e vetmja bukuri e atij qyteti.

Tek ecën me fëmijët prej dore,
dhe burrin që e deshe aq fort,
perdredhin buzët garipat e qytetit,
për vrerin që derdhen nuk u vjen ndot.

Ata ndoshta ende s’e dinë,
ndoshta se kishin provuar kurrë vetë,
kur zemra ndjen, kur zemra dridhet,
ka një emër të bukur që do të thotë jetë.

Kastriot@Përmet, tetor 1998, e ripunuar.

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com