Gjurmët e ecjeve! – Haziz Hysa

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.
GJURMËT E ECJEVE !
Gjurmët e ecjeve tua!
Dikush ka për të i shikuar!
Sikur lartë atje në Zenit
Ke për të shkuar pa kthim.
Do të mbetesh i mjerë
Për nostalgji të shkuara.
Do të shkruash një ditë
Për jetën e ofruar.
Dije se në mes të huajve
Do të mbetesh gjithëmon i huaj.
Do të treteni dhe shkriheni
Për atdheun dhe të dashurit tuaj.
Kaçanik o9.11.2020 Haziz Hysa
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com