Burgjet e vdekjes – Gresilda Rrugeja
POEZI NGA POETJA GRESILDA RRUGEJA .KJO POEZI I KUSHTOHET PISHTAREVE TE DEMOKRACISE TE BURGOSURVE POLITIK.
TITULLI : BURGJET E VDEKJES.
Shkruaj ne heshtje nje poezi te pashteruar
Qe lengon pareshtur ne nje kohe mjerimi
Shkruaj per vuajtjet qe s’pasken mbaruar
Qe mban ne gjak te saj fole zemerimi
Shkruaj per pishtaret e lirise
Ku me buke,pa buke,te gjakosur dhe me lot
Jetonin te shtypur nen thundren e ligesise
Kujtova disa plage qe gjeta ne kete bote
Kujtova disa plage qe gjeta ne kete bote
Dhe shkrova kete poezi me zemer te vrare
Se jeta e tyre ishte e mjere dhe plot me lote
Se shpirti i tyre me shume ka qare
Ju humbet jeten ne rini
Per te shtrenjten liri
Me vdekjen qendruat per cdo ore
Nete te tera ne shi e ne bore
Rreth e rrotull heshtje varri
Kulla ,tela dhe xhelate
Te gjithe shpresonit te vinte behari
Por lumturine me sy se pate
Ne ate sketerr ne terr te nates
Me sy vdekjen e shikonit
Ne shpirte e ne trup te gjakosur
Lirine gjithmone ju e kerkonit
Dhe keto dite ju shoh me lot
Me zemerim si kurre me pare
E kerkuat lirine por me kot
Jeni bere kocke ,tretur thare
Per vuajtjet e tuaja qe keni kaluar
Nuk duan t’ia dine diktatoret qe ne pushtet jane
Ata kerkojne te zhdukin historine e shkuar
Helm ne shpirte juve ju dhane
Keta heronj ,pishtare te lirise i quaj
Ndonese trupi gjak i rridhte perdite
Me penden time vargje vajtuese shkruaj
Dhe shpirti im shkruan me gjithe fuqite
Me kamzhikun e eger diktatoret godisnin pleq e te rinj
Por dhe sot eshte e njejta fjale
Godasin mbi liridashesit diktatoret e rinj
Pra ,do te thote-diktatura eshte gjalle
Diktatoret e rinj serisht nuk hekin dore
Ata jane trashgues te panteres se zeze
Godasin pa meshire se jane mizore
Se baballareve te tyre i kane dhene bese
Ne demonstrata te zbresim te gjithe
Ja vdekje qe te gjithe, ja liri
Te demonstrojme pa parti
Te degjohet vetem nje kenge :
Liri ,liri,liri ,demokraci
Por kam besim ,te i madhi Zot kam
Te ardhmen tone e pres te bukur
Me liridashesit gjithmone une jam
Me shpejt eja ti kraheflutur
Tani ,o miq, lamtumire
Nje tjeter kohe po vjen
Mos i besoni kurre djallit me brire
Se ne te ,vec vuajtje gjen.
Gresilda Rrugeja 22 . 09 . 2020 .