August 5, 2024

Endera me zgjoi – Salo Kordha

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

Endera me zgjoi 🐑📖

Nje ender te bukur tani me ju e shikoja
Ne timen kasolle blegerima qengjash degjoja
Ne kasollen e lashte te times vajzeris
Para syve me dilnin qengja qe vete i kisha rite

Sikur me ta lozja hidhesha e vallezoja
Nxitoja ti kapja te nena e tyre ti coja
Me gjine e nenes ti mesja se te vegjel ishin
Sa kembet te mernin edhe pak te riteshin

Shume ne ender gezoja me dukej e vertet
Sikur perpara i merja me ngadale e lezete
Nje nga nje nga nena i kepusja
Ne vathen e tyre bukur ti ujedisja

Blegerimen ua degjoja ne veshet e mi
Siku po me thoshin pse na le keshtu
Me shpejt syte i hapa mos vertet ishte ndodhi
Veten ne shtrat e pashe ne gjume i’sha ketu

Bo bo thash me vete ishte me bukur ashtu
Akoma ne ender te i’sha mos ti hapja syte
Vite gjate kane kaluar dhe vete po habisja
Me endren kaq te bukur sikur vajze te i’sha

Me qengjat kame jetuar prandaj dhe enderoj
Bashk me ta jame ritur prandaj edhe gezoj
Shpirt te bukur e kane edhe jane te uruar
Te bardhe te zeze laramen me floket mbuluar

Salo Kordha 10 – 11 – 2020

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com