Një vajzë më shkeli synë! – Sotir Thano
Një VAJZË MË SHKELI SYNË!
Ah! Një vajzë e bukur,
E bukur edhe çapkëne.
Si paparun ish e skuqur,
Për kokën time dhe tënden.
Më futi mua në bela.
E shumë merak më ngeli,
Fare ashiqare e badiava,
Kur syrin ma shkeli.
Atë sy vetull harkuar
Që më ngjajnn si oazë.
Ma shkeli një e bekuar,
E më e bukura vajzë.
Mbeta unë i shahtisur,
I vithisur në mendim.
Këtij sinjali pa ditur,
Si t’i jipja një shpjegim.
Ashtu fare si pa pritur
Dhe fare si pa pandehur.
Ngela unë duke soditur,
I trullosur dhe si dehur.
U bëra edhe unë kurajoz,
I shkela edhe ynë syrin.
Edhe pse jam djalë serioz,
S’i prita asaj reagimin.
I dhash unë një puthur.
I dhashë dhe një të dytë.
Ajo u bë flakë e përskuqur
Por aspak nuk u çudit.
U çudita dhe unë vetë,
Ku e gjeta atë guxim!?
Tek ai sinjal i shkretë,
Kur vajza më shkeli synë.