August 3, 2024
Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

Përditë ,kembehem me atë grua,
Vështrimit tê saj ,i shmangem e kryet,mbaj ulur përdhé,
Tek e shoh, që me veten flet,
Por hera-herës, zêrin lart e ngre.

Keqardhje ndiej e me veten flas dhe unë,
Ç’ka ndodhur vallë me zemrrên e saj,
Që e paska çoroditur kaq shumë?
E kaq pamëshirshëm
Ja kanë vrarë.

Me veten jep e mer ,
Herë me të qeshur, herë me te qarë,
Ndoshta me njerëz ,i duket, se është,
Me ‘ta flet e thërret duke sharë.

E bukur në rini , do t’ketë qenë,
Akoma e ruan hijeshinë,
Mendoj , që kaq poshtë nē shpirt ka rēnë,
Dikush , egërsisht i ka shkatërruar asaj lumturinë.

Do doja me shpirt , tê bëja diçka për këtë ,grua
(Si kjo , fatkeqësisht, ka shumë)
Pak buzeqeshje, nga imja t’i falja
Që lumturine, te mundja, t’i ktheja unë.

Afërdita.S.Satka
Nentor ’20

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com