Pusi anës fshatit – Merita Çyrbja
Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.
PUSI ANËS FSHATIT
Pusit ujëftohtë,
mblidheshin dikur vajzat,
pëshpëritnin sekrete për djemtë.
Aty ndaleshin nuset e reja,
përgjumësh, për tu kthyer shpejt.
Ndrikullat rrethonin pusin e thellë,
gojëliga e zeherr.
Ndonjë burrë në të rrallë,
ndalej të freskohej me kalë.
Djemtë dashuruar,
fshiheshin nën pemë,
kur vajzat nisnin qeshnin,
freskonin të bardhat këmbë.
Çupa…..!!! Thërrisnin nënat.
Ç’bëni moj është turp!
O nënë, ja erdhëm……
kova ra në pus….MERITA ÇYRBJA 2017
(frymëzim nga motivet popullore)
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com