August 7, 2024

Unë, Unë, Unë… – Alma Mehmeti

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

Unë, Unë, Unë…

Unë jam unë dhe asnjë s’është si unë,
Unë jam zgjuar edhe kur flë gjumë,

Po desha unëëë Hënën ul në tokë,
Unë po desha edhe tokën e bëj gropë,

Unë jam ai që të lë pa fjalë,
Po desha unë nga njeri bëhem ngjalë,

Nga vajzë kthehem djalë,
E nga djalë në avokat që fal,

Po desha unë me fluturim shkoj në Hënë,
Por çe do nuk mbaj dot fjalën e dhënë,

Veten e shoh mbi të tjerë e më mirë,
Një herë jam birbil e një herë dem me brirë,

Një herë i butë e 10 herë egërsirë,
Unë jam ai që bëj dritë në errësirë,

Detin çaj me not mes për mes,
Një herë bëhem peshk një herë pilives,

Çfarë doni ju të bëj më thoni,
Për njeriun e çudirave do dëgjoni,

Unë, unë, unë, unë,
Unë jam ai që mburrem dhe në gjumë,

Ti, Ti, Ti, Ti,
Ti je gjithçka por veç s’je njeri,
Veshët e lodhur kanë nisur të rënkojnë,
Se plasën nga unëëëë që përditë dëgjojnë,

Por fjalët i merr era dhe unë mbetet jetim,
Nga dem me brirë në laraskë u ktheve o trim.

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com