Dashuri…. bekim je! – Silvana Cekici Rodi
Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.
Dashuri…. bekim je !
Të dua për atë që je…..
pafajësinë e një fëmije
brishtësinë e një luleje
sinqeritetin e shpirti që ke
Të dua …..ashtu siç je
thjeshtësinë e një femre
mënçurinë e një gruaje
qetësinë e syve të kthjellët që ke
Të dua..po si të të dua ?
me pasionin e një djali
marrëzinë e një burri
çmendurinë e një të dashuruari
Të dua e dashur të dua
dhe …e di pse
më mbushe honet e zemrës
dhe rini përjetë më dhe
Dashuri ti moshë s’ke
pleqërinë nuk e njeh
je bekim prej perëndie
mbjellë përmbi këtë dhe
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com