Mos gjyko… – Abdi Përgjegja
Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.
Mos gjyko…
Nëse
zbathur s’ke ecur ndonjeherë,
e me lotin e njelm etjen s’ke shuar.
Nëse s’ke trokitur kurre në një derë,
për ndihmë apo punë duke kërkuar…!
Nese
mokra e stomakut s’ka bluar gurë,
e prej diellit s’ke mundur me hap sytë.
Nëse ske provu të gushtit temperaturë,
por plazheve e ke kaluar duke u flladitë…!
Nëse s’di
ç’është fëmija e gruaja pa bukë….!
Mos guxo t’më gjykosh o i shkretë.
Vetëm kush s’ka gram truri në kokë,
e kalliri pa kokërra mbajnë kryet përpjetë.
Abdi Përgjegja
Shkodër.2012
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com