August 10, 2024

Ç’jemi ne për ty moj EVROPË?! – Ildije Xhemali

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

18 Ç’jemi ne për ty moj EVROPË? !

U tund toka, u hapën varret
Baca Adem s’e ç’mori hov
Një ushtri me dëshmorë
T’ indinjuar, hedhur mbi tok’.

-Mbi ç’ligje mbahesh ti, Evrop’ ?
Mbron pushtues, drejtësia për tok’ !
Kush vrau e kush përdhunoi?!
1600 të zhdukur ku t’i kërkoj?!

Ku e kur s’jemi, na bën fajtor.
Krijojmë shtet e s’na jep dorë
Të pandehur me akt-akuza
N’ dhoma keqdash’se t’ fabrikuara

Kush shkallmoi derë dhe portë ?
Kush mizoritë ripërtriu fort ?
Kush përdhunoi femra e i mbyti ?
Ç’ qe kjo llahtar, Kombin tronditi!

Atje ku s’është, kërkohet faji
Dhunshëm erdhët serbët së pari.
Ju: tanke, plumba, bajoneta.
Ne: zemër, duar, tonat shkrepa.

Me t’ padrejt’ vratë e pretë
Ta jetojm’, s’ na lat’ k’ të jetë
Na lini t’ qet’ t’ pushojm’ n’ varre
Si dje e sot po me marre.

S’ u ngopët ç’ ju panë sytë?!
Nisi Lokja të gjithë bijtë
Ndër beteja gjysmat ranë
Për Shqiptari jetën dhanë!

Përmbledhje me poezi
“Blerimi i akulliit”

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com