Dashit i duket vetja qingj – Alma Mehmeti
Dashit i duket vetja qingj
Dashi përçor me brirët dy pash,
Ngatërroi parcelën u ngop me hashash,
E nisi blegerimën si një qingj njësoj,
Sa me ngulm kërkoj te ndryshoj edhe bojë,
Nga i bardhë borë u bë i zi pisë,
Bile kërkoi të pinte edhe sisë
U habit kopeja me k’të modë të re,
Dashi fluturonte se mbante më ky dhe,
Dhe leshtë kur i hoqën modë të re kërkoj,
Që ish dash përçor këtë e harroj,
Qejfe të tjera zanate të reja,
Dashi me këmborë doli nga kopeja,
Te gjithë u çuditën të gjithë mbetën pa mënd
Dashi me lëkurë tani u bë me pënd,
Fluturoi kopeve i zuri me radhë,
Harroi që kish dhe desh të tjerë vërrdhall,
Blegërin dashi si qingj lart e poshtë,
Harronte që brirët i shponin si gozhdë,
U bë qesharak per të tërë kopenë,
Se brenda në shpirt kish harruan fenë,
Zotin e madh kurrë nuk e kujtonte,
Kështu gabimet kollaj i harronte,
E dini pse u ngop i ziu me hashash?
S’kishte qënë kurrë qingj por kish lindur dash..