August 10, 2024

Dashuri që nuk ka çmim – Silvana Cekici Rodi

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

Dashuri që nuk ka çmim

Oh sa u lumturova kur të solla në jetë
Çaste të gjalla i kam në kujtesë s’harrohen lehtë
Më pagëzove me më të bukurin emër
Emrin Nënë më magjiku në univers

Kujtoj ditën e bekuar
Sytë lotojnë edhe sot
Të adhuroj zoti im
Më bëre njeriun më të lumtur në botë

Kur të pashë me sytë e ballit
Zemra sa nuk doli vendit
Hopa të mora në krahët e mi
Rrahjet e zemrës i ndjeva në gji

E qara jote më mrekulloj
Botën e tërë mbaja në dorë
Ky ëngjëll jetën më ndryshoj
Me duart e vogla paqe më dhuroi

U bëra nënë linda një djalë
Më fali dashuri të rrallë
Dashuri që nuk ka çmim
Dashuri e nënës për fëmijë

Të shoh dhe s’ju besoj syve
Vitet ikën ti u rrite
Në brendësi të zemrës time
Ti mbetesh përherë fëmijë

Shpirti më gëzon çdo ditë
Shkallët e jetës kur i ngjit
Sfidon , lufton për më të mirën
Krahët mi ngre kur ëndrat i realizon

Biri im të kam mësuar
Të duash veten njerëzit që të rrethojnë
Fal sa më shumë dashuri
Nga lart zoti bekimin e tij të dërgon

Je motiv i jetës sime
Sytë mi mbush dritë dhe gëzim
Je dhuratë shumë e çmuar
Jetën jap për ty o bir!

06.11.2020

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com