August 7, 2024

Familja e re! – Sotir Thano

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

F A M I L I J A E R E !

Mbi kambanaren e mpleksën
Folenë e tyre një çiftë lejlekësh.
Pranë kryqit, aty e deshën
Aty çelën edhe zogjtë e vegjël.

Çdo të diel a ditë feste.
Kur kambanës fortë binin.
Brënda në gjol dreka i gjente,
E përsëri në darkë aty vinin.

Për disa vite, e njëjta fole,
Kur prishej, përsëri rindërtohej.
Ktheheshin lejlekët përherë atje
A ishin të njëjtit? Nuk kuptohej.

Përpara se kambana të binte,
Përherë ata largoheshin vetë.
Ky refleks ishte një zgjidhje
Sepse ndoshta janë të pa fe.

Pranverën e këtij viti,
Ata u kthyen nga shtegëtimi,
Folen e vjetër e braktisën
Dhe bënë të re, mbi shtyllë elektrifikimi.

Aty është ky çiftë i ri lejlekësh,
Nga po i njëjti fisë i vjetër.
Ndoqën ata ndryshimet e jetës,
Duke ndërtuar fole tjetër.

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com