Lulja e vjeshtës – Sehit Beluli
Lulja e vjeshtës.
N’ato ditë të bukura vjeshte.
Duke dal lartë në male.
Aromë lulesh si e deshte.
Për të shuar ato malle.
Nëpër gurra shpërthen uji.
Gjethet rënë zverdhullojnë.
Ujë honesh si kristali.
Shpatet e maleve mbulojnë.
Edhe zogjt që cicërojnë.
Nëpër shkurre edhe pemë.
Në mes tyre seç vallzojnë.
Këngë bilbilash po ngrejnë.
Edhe unë që shkoj e vete.
Për të mbledhur çaje mali.
Një thëllëzë po më jep derte.
Që ta kap më zuri halli.
O ti mal me lule shumë.
Të gjitha lule të çela.
Edhe pse janë lule vjeshte.
Çelur nëpër flet’ të verdha.
Stinë e vogël si pranvera.
Që lind lule shume lloje.
Me një lule plagën leva.
Melhemi që jep shëroje.
Dhe thëllëza posht në fusha.
Ka filluar xhelozon.
Bilbili që i rrij te gusha.
Për atë më nuk mendon.
Çe do zogun e kënetës.
Kutrubon erë të qelbur.
Erë dheu erë balte.
Tradhëtisht ëshë’ kredhur.
Bilbili është i bekuar.
Është zgjedhur prej së larti.
Zë e krah të praharuar.
Krahë shkruar , gojë arti.
Pushon mali florë e faun.
Për ta lën në qetësi.
Dhe rreth tija mblidhen Ëngjëjt.
Zëri Tij një mrekulli…
▪ copyright Sehit Beluli dt-12/11/2020 Dukat Vlore Albania