Mbaruan ngjarjet – Rifat Ismaili
Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.
MBARUAN NGJARJET
Jam i pirë…
Jam kukull.
Fluturoj mes qiellit
Porsi shkronjë.
Jam vrasës i vetes
Por jo i vërtetë
Dhe gjithmonë…
Me pak nga qielli
Do të bëj një det.
Kam skeptër në dorë
Askush s’ më thotë mbret.
Nuk e di ç’ po ndodh
Se nuk ndodh asgjë…
Në bote, si tek une
Nuk ka më kërkim.
Nuk e di ç’ kerkoj
Nuk e di ç’ kam humbur.
Të gjithë janë kukulla
Ndërsa unë i pirë.
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com