August 10, 2024

Mërgimtar! – Moza Reçi Shehi

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

Mërgimtar!

Eh o njeri! Pak dritë! Si poeti kërkove,
Rrugëve të florinjta, habitshëm i numërove,
Këmba të shkeli, por shijen se more!
Çdo ditë, në llumrat e tyre u rrobtove,

Natën pushoje, poshtë urrave gjigande,
Shokë me peshqit, e shijen nuk e njohe
Kurrizin thërmove, kullave përallore,
Se çfar kishte brënda ti kur se mësove

Përditë shkele labirinte autostradash,
Makina luksoze, para teje kalonin,
Oh, sa i vogël dukesh para botës së madhe!
Mes njerëzve të natës, pushoje e hidhje valle,

Harrove që kishe lënë nënë një fëmijë,
Atje tu shumfishuan tu bënë njëmijë,
Me dhibmje e trishtim u ngrite çdo mëngjes
Në mbrëmje mendoheshe të rroj a po të vdes!?

Moza Reçi Shehi
Datë, 13/11/2020

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com