Miku Xheloz! – Xhuljeta Ferraj
Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.
MIKU XHELOZ!
…………………………………………………………
Pema pa frut nuk vlen aspak,
Rrënjët e saj si miku dështak,
Edhe tokës i rëndon,trungu i thatë,
Më mirë një mik,se shumë qesharak.
E preva pemën gjer në mes,
Prita mos lulëzonte përsëri,
Por ajo për bes më tradhëtoj,
U zhvesh me vjeshtën lakuriq.
Bashkë me të dhe dinjiteti,
Ra me gjethet përmbi tokë,
Nuk më duhet druri i kalbur,
As miku xheloz.
………………………………………………………..
AUTORJA -XHULJETA-FERRAJ-✍️
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com