August 3, 2024

Puthja e trëndafilit – Abdi Përgjegja

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

Lirikë.

Puthja e trëndafilit.

Do mërziteshe mikja ime,
nëse të deklaroj me poezi.
Shpesh shoh natën në vegime,
kur bashkë bëmë dashuri !

Mos u përpiq ta mohosh,
jam hutaq mirë se mbaj mend.
Më the:”mos do më lëndosh,
është herë e parë do më dhemb”.

Unë i sigurtë në pasiguri,
në çast m’u duk vetja poet.
Dhembje ka por se vuan ti,
e në gjoks mu ngul një gjemb.

S’ndjeja dhimbje prej delirit,
më lart u zgjata të të prek.
Kjo ishte puthja e trendafilit
s’di të gëzon më fort a vret.

Abdi Përgjegja

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com