Shenjat e pikesimit! – Ana Lisa Ormeni
Shenjat e pikesimit !
Si ta dalloj gezimin tend
Apo kur ke ndonje merzitje ?
Kur pyet coj nje pikepyetje
E kur habitesh …pikecuditje !
Coje mendimin gjer ne fund .
Perdori shenjat fare pa frike
Fjali deftore mund te quhet
Nese ne fund ti vendos …pike !
Mos vendos thonjeza vend e pa vend
Te jesh e drejteperdrejte perhere
E mos u lodh se foluri shume
Vendos dhe presje ndonjehere !
Qe ta kuptoj se cdo te thuash
Perdor nje ligjerate te drejte
Dialogo edhe me muret
Provoje …se nuk kushton shtrenjte !
Te tilla shenja ne jete duhen
Ca rregulla , duhet ti dini
Se ne fjali jane te dobishme
S jane thjeshte vec shenja pikesimi !
QE TA KUPTOJ KUR JE E QESHUR
KUR NDONJEHERE NDJEN MERZITJE
KUR PYET COJE NJE PIKEPYETJE
DHE KUR HABITESH …PIKECUDITJE !
ANA . L. O
NENTOR 2020