August 7, 2024

Stinës së artë – Musa Dushica

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

Stinës së artë

E begatë vie stina e artë, shportat plotë mbi shpindë,
Mbledhur ka të lashtat…çfarë nuk na sjellë vjeshta ?!
Arrë, mollë e dardhë mbushim plot shtëpinë,
Dhe rrushin e vjellim me nguti, ne vreshta.

Ngjyrë ari mali, fushë edhe lendinë
Në të arta veshur plepi, shelgu e ftoi,
Gjethet, po mbulojnë oborrin dhe çatinë…
Në gëzof të artë edhe lumi e përroi !

Disa zogjë shtekëtarë, po mbyllin shtëpinë
Dallëndyshja shkruan kujtimet një nga një, në letër…
Ata që kanë mbetur, ndryshojnë melodinë,
Shumë të tjerë kanë ikur… ikur diku tjetër!

Musa Dushica,
11 Nëntor, 2020

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com