Të buzëqesh liqeni – Skender Berisha
TË BUZËQESH LIQENI
*Lasgush Poradecit
Fytyrëkaltër edhe i thellë i thellë
sot me nadje sa po të buzëqesh
vjen në fluturim magjik po ai nosit
vjen me gaz sa për pakëz të të çik
mjeshtër i thellësisë së shenjtëruar
që i rri përballë liqerit të valëzuar
po shpaloset këngëtim i pazbuluar
shpirtit tënd shpërthen pa të lotuar
era vjen edhe pakëz t’i trazojë valët
kush m’ia njom buzëzës sate të tharët
shelgje e njoma lotin paska lëshuar
pak me të dredhur e me të vallëzuar
më vonë vonë dritat kanë vezulluar
përmbi fron shkëlqen i panënshtruar
ai mjeshtri i madh që është përjetësuar
po rri krenar përballë liqerit të flakëruar
12 nëntor 2016,Prizren