Çu bë kështu… – Lumturije Sulejman Drenica
Çu bë kështu…
Dita dhe nata shtrënguan dorën njëra – tjetrës ,
U ulën këmbëkryq e shtruan kuvend,
E pabesueshme por e vërtetë,
Qu bë kështu e gjora motër ,gjithëçka e pabesë.
Jashtë dëgjohet vetëm era që fryn ,
Vjeshtës tek po ja thyen heshtjen mizore,
E qetësinë e kësaj mesnate të trishtë,
Vetëm zëri i mekur i kukuvajës e prish.
Ndërsa ëndrrat kanë frikë ,kanë fshehur kokën,
Kurse shpresa qëndron zgjuar duke pritur pakës dritë,
Me sytë drejt atij horizonti të largët duke vështruar ngelëm,
Duke ju lutur hënës e yjeve për të na bërë pakës shoqëri.
Oh; – Natën e mirë mesnata ime bashkëudhëtare,
Edhe sonte asnjë lajm nga heshtja mizore,
E nesërmja le të vijë pa lotë e dhimbje me dritën e agimeve ,
Ti jape jetë e gjallëri kësaj bote të mbëthyer në trishtim!
” Lumturije S Drenica “