Hana si Nana – Abdi Përgjegja
Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.
Hana si Nana.
Si nji bishtuk i vjetër
me pikën e fundit të vajit,
i ndezi yjet hana kët natë.
Pastaj pa u ndjerë
ashtu si çapitet nana,
iku lehtë-lehtë me fjetë.
Kështu ban Hana
natë për natë sa herë
vjen në mramje terri.
Në nadje çohet heret,
mbledh yjet prej frikës
mos t’ja djeg dielli…
Prandaj
e ka emrin Hanë.
Kujdeset për yjet
si për fëmijët nji Nanë.
Abdi Përgjegja
Shkodër.14.11.2014.
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com