August 10, 2024

Kur qëndron, si më lexon? – Zhaneta Fisti

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

Kur qëndron … si më lexon?
Pse më rëndon në mendim !?
Disa emra pse hashon …
Të VËRTETËS gjej PRANIM .

Muzën tuaj që të zgjoni vetes ia kërkoni vetë.
Uroj të prijë mençuria se ma-gjin se “lëshoj” lehtë.
Kush ish Gjini e kush ish Gjoni brezin e pestë prezantoj.
Ëndrrat, jetën e qetësinë asnjë s’duhet t’mi rëndoj.
Kujdes MIK , poet, poete që njihni vargun e lirë.
Ta prisni rrjedhën nga shpirti se jeta është vetë pasqyrë.
Ndaj i sjell brezat në radhë me të drejtë e pastërti.
Se as ti nuk bëhesh unë, po as unë nuk bëhem ti.
Një “çelës” tutelë kërkon e kam me lirin e fjalës.
Fjala e besa ngelën shkruar në kanun të gjithë mëhallës.
Më kërkon ndihmë një zog për plagën që ka në zemër.
Që motra s’ia kuron dot se po ma dënon një emër.
– Është vëllai im i vogël … po e dënon një “mallkim”.
Miqtë e vëllezër në sofër ia duan kalin hashim.
Bilbilin që këndon majit,o bilbil me gjuhët shumë.
Pse ia mba frerin e kalit?
Pse se lë të vijë tek unë ?
Mase e do ZOTI vetë që po kthehet fitimtar.
Ai kërkon fëmijërinë … e pse prindrit e kanë ndar.
Nënat labe gjarpërore që njohën vlerat e gjirit.
Nuk vënë re për saltanetet …
Jona mëmëzojë me ëndje …ndaj dhe sot e pret të birin.
Nuk je hije e as fantazëm … e nuk më gënjen dot mua.
Mos kushtëzo dashurinë !
Të lutem mos më huto … se vetë gjithë botën e dua.
Kam zotin të zemëruar që më ka nxjerrë nga gjiri.
Dhe emrin më ka ndërruar, e është ai që nuk më do.
Me këngët që më këndoni gjyshet nga shekujt mi zgjuat.
Një nënë shumë më mundoni se nëpër shpirt i kërkuat.
Për ca plagë që ia lëndoni me një tel me gjëmb për koke.
Gjithë mendimet ia kërkoni se “thëniet ia bët vetë shorte”.
Ndaj u bëra kaq xhyrmete t’i lexosh me shumë shok.
Kujdes … e mos mi trazoni !!
Që shpirtin e mba të shtrenjtë se e kam me shumë tok.
Njerzit nuk m’i vrisni dot siç i kini vrarë çdo jetë.
Kush nuk e njeh mën-ç-urinë dhe shpirtin e lë të shkretë.
Veten tuaj ta lexoni ulur shtruar qetë e qetë.
Njerzit të mos më cenoni se i kam të gjithë të shenjtë.
O bilbili krahë shkruar që këndon bukur e lehtë.
Të më lexosh qartë e shtruar se dhe unë e kam një ÇETË.
Nënën, gjyshet vetë i shkruaj ,dhe Labiken që s’dha gji.
Me emrat e trashëguar bie treshen LABËRI.
Tutelë nuk kam pranuar, e as tutelë s’kam vënë.
Me fjalën që vetë më dhatë … më jepni dhe shkruesin tonë.
Se DukAti e dha birin që shkroi për mbretëri.
Të shkruajmë gjuhën e vendit e lidhur me histori.
Fjala ime dhe pse grua është BES për tre mëhallë.
Kujdes shpirtrat mos lëndoni se i kam këtu të gjallë.
Një më vjen në rrjedhë burimi a si melodi aq ëmbël.
T’ia mbështes kokën tek gjiri e të gjej kurim për zemrën.
Kush do dashuri kalaje që një emër trashëgon.
E ruan një zanë mali që një djalë dhe sot e mbron.
Djemt e vajzat janë aq shumë, i “mbroj” të mos kenë siklet.
E fjala që shkruaj unë vjen nga larg si amanet.
Vjen nga rruga e gjatë me hane dhe Zoti me shokë shumë.
More Miku me lezet me fjalë të ëmbël si gurrë.
Se shpirti nuk njeh rrëmujë ai kërkon një të drejtë.
Këtë misjonin kaq të bukur pyes: – e jetomë vërtetë ??

Të drejtat rezervohen autores.
Zhaneta Haskoçelaj Fisti. 14 / 11 / 2020

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com